Pas martesës në muaj mjalti dhe Rona Nishliu viziton një vend shumë të rrezikshëm

By

Befasishëm u martua, duke mos i dhënë aspak gjëmë publike dasmës së saj.

Këngëtarja e famshme shqiptare Rona Nishliu, kurorëzoi lidhjen e saj disa vjeçare me një djalë nga Tirana, i cili ndryshe nga ajo s’është një fytyrë publike.

Pas dasmës ku mblodhi miqtë e familjarët, Rona është nisur për në muajin e mjaltit dhe Rona e Flori zgjodhën të udhëtonin për në ishullin Isola Bella të Italisë.

Ka qenë Rona ajo e cila ka publikuar disa imazhe në InstaStory ku shfaq disa pamje nga ishulli, ndërsa tani ajo ndodhet në afërsi të malit vullkanik të famshëm për veçoritë e tij, Etna.

Rona ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi nga ky lokacion, i cili shihet edhe në etiketimin që i ka bërë ajo në këtë rrjet social.

Viteve të fundit, Rona ka qenë më pak aktive në muzikë, gjersa angazhimi i saj i fundit që mbahet mend është pjesëmarrja në jurinë e “The Voice of Albania”, e po ashtu edhe suksesi i jashtëzakonshëm në festivalin europian të këngës. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm