Pas largimit të bujshëm Jonida Shehu rikthehet në Top Channel me emisionin interesant

By

Largimi i moderatores së njohur Jonida Shehu në tetor të vitit të kaluar nga emisioni “Pasdite në Top Channel”, shkaktoi bujë të madhe dhe të gjithë ishin kuriozë se ku do ta shihnin sërish moderatoren.

Image result for jonida shehu

Megjithatë, Jonida njoftoi se këtë sezon të ri, do të rikthehet në ekran me një emision të ri, të cilin prej disa kohësh e la surprizë dhe preferoi të mos jepte asnjë informacion për të.

Sipas portalit ‘Dritare.net’, moderatorja do të kthehet sërish në televizionin Top Channel, mirëpo jo me emisionin e pasdites. Ajo do të sjellë një emision të ri interesant, ku nuk do të jetë vetëm prezantuese, por edhe autore e producente.

Mirëpo, më shumë informacione për emisionin e ri mbetet të mësojmë në fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator.

Image result for jonida shehu

Artikuj të ngjashëm