Pas kampionatit drejt altarit, martohet Valon Behrami  

By

Sikur ta dinte se nuk do të shkonte drejt finales, Valon Behrami e kishte caktuar 11 Korrikun si ditën e kurorëzimit.

Kamionatin Botëror të Futbollit nuk e fitoi, ama fitoi zemrën e një vajze shumë të bukur të cilën e qoi edhe drejt altarit.

Futbollisti shqiptar Valon Behrami i ka dhënë fund beqarisë të mërkurën, duke u martuar me skitaren e famshme e Zvicrës, Lara Gutin, me të cilin ka një vit që janë në lidhje.

Futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet i veshur në kostume të zeza gjersa biondina në vellon e nuses.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, ka shkruar ndër të tjerash Behrami në rrjetet sociale. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BlIH9-EnKNd/?taken-by=valonbera

 

Artikuj të ngjashëm