Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son përsëri së bashku! (FOTO)

By

Krijimet e tyre të përbashkëta kanë rezultuar në hite të padiskutueshme të kohës duke lënë kështu mundësinë e bashkëpunimit mes vete të hapur përgjithmonë.

Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son pas këngëve ‘Albanian’, ‘Liebe Anna’, ‘Era e saj’, ‘Shqip Dance’ ‘Thong a thong’, ‘Blling blling’, ‘Sexy Girl’ po vazhdojnë traditën e tyre duke sjellur kështu një projekt të ri së bashku shumë shpejt.

Kënga e re do të titullohet ‘A tmerr malli’ e sipas emërtimit të saj pritet të jetë një tip balade për të cilat dyshja shquhen mjaft shumë.

Natyrisht se edhe kësaj here produkti është punuar nga vetë Genci teksa shumë shpejt do të jetë i gatshëm edhe për publikun. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm