Pas dasmës, Sansës nga Game Of Thrones i ndodh kjo tragjedi

By

Pas dasmës së Joe Jonas dhe Sophie Turner në Las Vegas, ditët e mjaltit të tyre përfunduan më nje humbje të madhe.

Qenush i tyre i racës Alaskan Klee Kai, Waldo që e kishin marrë në prill të vitit 2018 u shkel nga një makinë duke e vrarë në vend në New York.

Aksidenti ka ndodhur në Manhattan, kur kujdestari i qenit po e shëtiste atë të lidhur me litar, mirëpo ai u frikësua nga një këmbësor vrapoi në rrugë dhe në atë moment e goditi një makinë që po kalonte me shpejtësi. Dëshmitarët e rastit, aksidentin e qujtën si shumë të tmerrshëm.

Joe dhe Sophie shkuan në polici të premten për të raportuar incidentin. Gjithashtu ata janë vonuar në paraqitjen e rastit në polici, sepse aata ishin aq të mërzitur sa që u desht të shkonin te një terapist pas incidentit.

Burimi: TMZ.com

 

 

 

Artikuj të ngjashëm