Pas daljes nga Babastars, lajmërohet Cozman (FOTO)

By

Pak muaj më parë, Cozman dhe Skivi u ndanë nga grupi Babastars.

Të dy reperët, të cilët ishin me vite pjesë e këtij grupi të madh, vendosën të vazhdonin si solo artista.

Skivi publikoi këngë, por Cozman akoma jo.

Megjithatë, Cozman sapo ka paralajmëruar se diçka e re po vjen së shpejti.

Ai ka postuar një fotografi ku shihet në studion Panda bashkë me producentin.

“Vjen së shpejti”, ka shkruar ai duke mos dhënë detaje të tjera.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij./Prive.al

Artikuj të ngjashëm