Para se të mbushni buzët, duhet ta dini këtë

By

Mbushësit e buzëve…Të gjithë kemi dëgjuar këtë, shumë e kanë bërë këtë procedurë; mbi të gjitha kjo është një nga procedurat më të famshme në botë tani. Edhe kjo kuptohet pse: bëhet shpejtë, dhimbje minimale edhe rezultate gati se të menjëhershme.

Po kjo nuk do të thotë që të bëni vendime të shpejta për mbushjen e buzëve, sepse mbushja ndikon në madhësinë e buzëve tuaja, mund ta ndryshojë gjithë fytyrën tuaj përfshirë këtu edhe buzëqeshjen tuaj.

E të jemi të sinqertë, të gjithë kemi parë sa keq mund të përfundojnë një mbushje e buzëve.

Gjëja më e rëndësishme që duhet ta kuptoni është se mbushësit e buzëve jo ndryshojnë jo vetëm madhësinë e buzëeve tuaja po mund të ndryshojnë komplet edhe dimensionet e buzëve tuaja.

“Nëse bëhen në mënyre korrekte ato përmisojnë buzëqeshjen. Gjithsesi nëse bëhen jo mirë ato shtyjnë buzët poshtë dhe mbulojnë dhëmbët tuaj, që nuk duken as kur buzëqeshni.” thotë Dr. Michael Apa, i cili është përgjegjës për mbushjen e buzëve të shumë yjeve hollivudian.

Para se të vendosni për doktorin edhe stomatologun që do të kryejë procedurën, hulumtoni punën e tij dhe diskutoni për mundësitë e juaja para procedurës.

 

Artikuj të ngjashëm