Paparazzi: Dardan Berisha dhe Florenta Islami, dashuri pasionante në publik ?! (FOTO)

By

Ka disa muaj që përfliten për një lidhje të mundshme.

Basketbollisti i njohur Dardan Berisha dhe bukuroshja Florenta Islami kanë zënë vend në media për një histori dashurie.

Deri tani, e gjithë çfarë ka ekzistuar në publik ka qenë një foto e përbashkët me shoqërinë. Por tani e tutje, dilema nuk ka për relacionin e tyre.

Kjo për faktin se Prive.al ka siguruar një fotografi ku dyshja shihen teksa shkëmbejnë puthje pasionante në kryeqytet pa u fshehur fare nga publiku.

Tashmë kur dyshimet më nuk ekzistojnë, mbetet të shihet nëse çifti do hedhin një hap tjetër – atë të zyrtarizimit.

Ndryshe, Florenta njihet në publik për lidhjen e gjatë me reperin Getoar Selimi kurse Dardani që me pamjen e tij është ëndrra e shumë femrave, ka një listë të gjatë të të dashurave kronologjikisht.

Të jetë bukuroshja dhe lidhja me të arsyeja e sukseseve edhe në fushën profesionale për Dardanin ?! Ku i dihet! /PRIVE.AL

13282753_10201565055204049_517028505_o

Artikuj të ngjashëm