Paparacit publikojnë videon: Jonida Maliqi në momente romantike me të dashurin (VIDEO)

By

Tashmë nuk ka dyshime për romancën e Romeo Veshajt me Jonida Maliqin.

Pas disa muajsh të aludimeve dhe hipotezave që qarkullonin në portale, dyshja më nuk po fshihen, përkundër faktit që njëkohësisht as nuk po shfaqen tërësisht publikisht.

Megjithatë, janë postimet nga vende të njejta ato që po lënë të kuptohet mjaftueshëm mbi raportin e pandarë të dyshes.

23-vjeçari dhe 36-vjeçarja këtë të Dielë kanë shijuar plazhin në bregdetin shqiptar, në relaks të plotë, vetëm të dy.

Ka qenë Romeo ai i cili ka postuar një fotografi ku vërehet krahu i këngëtares teksa në interval të shkurtër kohor, nga po i njejti vend ka postuar edhe Jonida.

Ndërsa tani, dyshimet u hoqën plotësisht pasi MCN Radio Albania, ka siguruar një video të ciftit në momente intime romantike në pishinë.

Duket se lidhja e nisur nga fundi i verës së vitit të kaluar po shkon si më së miri, në prag të përvjetorit të parë!

Artikuj të ngjashëm