Pamje nga klipi i ri i Loredanës (FOTO)

By

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në publikimin e videoklipit më të ri nga Loredana.

Rep-artistja e famshme, e cila ishte në fokusin e mediave zvicerane dhe shqiptare për shkak të skandalit për mashtrim ndaj një çifti zviceran, ka përfunduar të gjitha xhirimet në Kosovë.

Siç merr vesh Prive, Loredana zgjodhi si produksion Entermedia për të realizuar videon.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të shkëputura nga klipi për të cilin Mozzik tha se do të jetë shumë i mirë përfshirë edhe këngën.

Nëse nuk e dini apo ju ka ikur, Loredana ditë më parë ishte në Prishtinë për t’i mohuar akuzat për mashtrim dhe kërcënim, përmes një konference për media./Prive.al

Artikuj të ngjashëm