Pak ditë para finales, zbulohet çifti fitues i ‘Dance With Me Albania’

By

Finalja e madhe e spektaklit të vallëzimit ‘Dance With Me Albania’ ishte menduar të mbahej të hënën që shkoj me datë 18 dhjetor, por për shkak të aktualitetit programi ‘Opinion’ mori fashën kohore të rezervuar për produksionin e Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.

E mesa duket, Alketa dhe Vera nuk dëshiruan të prisnin dhe një javë për të mbajtur Live, finalen dhe të hënën është regjistruar kështu duke shpallur fituesin.

E gjitha po mbahej e rezervuar për publikun deri në momentin kur njëra nga ish konkurentet, Linda Rei ka zbuluar çiftin kampion në llogarinë e saj në Insta Story.

Në një imazh ku shkruhet: “Dhe fituesi është … prisni finalen për ta zbuluar” shihen me kupë në dorë Xhensila Pere dhe Trim Jetullahu.

Mesa duket këta janë dyshja që triumfuan në këtë garë vallëzimi, teksa pritet të shihet nëse pas publikimit të lajmit nëse do të ndryshoj finalja e madhe e ‘Dance With Me’ që do të transmetohet të hënën./Prive.al

Artikuj të ngjashëm