Pa dyshim deputetja më atraktive: Blerta Deliu me super forma (FOTO)

By

Pavarësisht se kostumet dhe ngjyrat e errëta në veshjet serioze janë tejet të mërzitshme, kjo nuk vlen për një deputete të Kuvendit të Kosovës.

Blerta Deliu, e çon në një tjetër nivel pamjen prej një gruaje që mbanë një pozitë serioze shtetërore.

Nuk ka dyshim që ajo është deputetja më atraktive e parlamentit të vendit. Kur flasim për veshje, edhe aty shton stil dhe e mbushë pamjen me sharmin e saj.

Duke shmangur komentimin mbi punën dhe kontributin e saj në Kuvend, na lejohet të komentojmë pak mbi dukjen e grave e e burrave deputetë, çfarë kanë zgjedhur të veshin, a po e mbajnë veten në formë dhe si po duken dita ditës.

Deputetja Deliu, pavarësisht se është bërë nënë dy herë, ka forma të shkëlqyera trupore. Ajo nuk ka ndryshuar aspak ndër vite, ndërsa përditshmëria e saj duhet të jetë tejet dinamike krahas angazhimeve në politikë e familje.

E fotografuar duke ecur në rrugët e Prishtinës, ajo duket shkëlqyeshëm edhe në paparazzi, që zakonisht të famshmëve ua nxjerrë “të palarat sheshit”.

Veshur mbanë një fund të zi të tipit “pencil” dhe një bluzë të kuqe me një dekolte paksa të ekzagjeruar, por aspak banale. Hapja është zgjedhur me kujdes.

Dhe kësaj dukjeje, nuk i mungojnë as takat që në shikim duken “vrasëse” e një çantë e zezë me material llaku, ndërsa rripi i vënë në brez, i thekson fort bukur belin Blertës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm