OTR ‘bllokojnë’ Tiranën (VIDEO)

By

Labeli OTR makinat e shtrenjta i kanë gjithmonë pjesë të pandashme të videoklipeve.

Markat nga më të ndryshmet të viteve të fundit shihen teksa ngasen nga Noizy dhe anëtarët e tjerë të grupit.

E paralelisht me pasionin për veturat luksoze, vjen edhe dëshira për shpejtësi të mëdha dhe akrobacione.

Këtë OTR e kanë ekspozuar mbrëmë në Tiranë ku kanë ‘bllokuar’ komunikacionin teksa pothuajse asgjë nuk shihet në rrugë nga tymi i krijuar prej gomave.

Ky moment nuk ka kaluar pa u postuar nga Enca në rrjetin social Snapchat e cila ka dëshmuar në këtë formë krenarinë e të qenurit pjesë e label-it në të cilin nisi karrierën.

Këtyre akrobacioneve me vetura, me siguri do t’ia kishte lakmi edhe kasti i filmit ‘Fast and Furious’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm