Nuk ndalen befasitë: Ja cili është zhvillimi më i freskët nga Noizy e Dafina

By

Pas refrenit të famshëm në diss-in e vitit 2012, akujt mes Noizyt dhe Dafina Zeqirit filluan të shkrihen vitin e kaluar me koncerte të organizuara së bashku.

Më pas, dyshja shkëmbyen komente dhe fjalë miradije teksa së fundmi kanë befasuar sërish në një prej koncerteve të përbashkëta.

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë parë duke u përqafuar disa herë teksa Dafina ka bërë një hap të cilin nuk rastis ta shohim shpesh.

Ajo ka postuar foton e përbashkët me Noizyn nga koncerti nën figurën e një ylli, sipas gjasave duke treguar në këtë formë vlerësimin për të teksa po të njejtën foto e ka postuar i pari reperi nën mbishkrimin: ‘Greatness’.

Bota rrotullohet definitivisht në mënyrë shumë, po shumë interesante! /Prive.al/

2ton

Artikuj të ngjashëm