Nuk do besoni se nga kush erdhi urim për MC Kreshën me rastin e ditëlindjes

By

Reperi i njohur MC Kresha feston sot ditëlindjen. Kresha mbush plot 32 vite jetë dhe në këtë ditë të veçantë urimet nuk kanë munguar.

Normalisht, të parat ishin nga rrethi i afërt i tij, vëllezërit e familjes PINT mes të cilëve spikati urimi i Festimit që mitrovicasin e konsideroi si reperin më të mirë shqiptar.

Por, një prej urimeve më të veçanta ka ardhur para pak minutash nga hiç më pak se futbollisti i njohur Granit Xhaka.

Xhaka, që nuk bën shpesh postime të këtij lloji i ka uruar MC Kreshës ditëlindjen duke treguar se për të, reperi është si vëlla.

Ndryshe, futbollisti i Arsenalit edhe më herët ka treguar preferencat për PINT kur shprehte komplimente për albumin ‘Rapsodët n’rap t’Sotit’. /Prive.al/

2ton

 

Artikuj të ngjashëm