Nuk do besoni se kë takoi Era në Los Angeles

By

Premisat ndërkombëtare të Era Istrefit tashmë janë vulosur por befasitë nga këngëtarja prishtinase vijnë çdo ditë.

Në një prej fotove të postuara në orët e vona nga menaxheri Faton Shoshi, dyshja shihen të kenë pasur një takim tejet të rëndësishëm.

Ata janë bërë bashkë me një prej emrave më të mëdhenj të fushës së gazetarisë së showbizit, Perez Hilton.

Hilton që është aktiv prej vitit 2001 dhe ka krijuar shpesh rrëmujë me blogun e tij duke demaskuar yje duket se  është mjaft i lumtur përkrah Erës.

Nuk dihet se takimi ka qenë i rastësishëm apo me ndonjë intervistë eventuale por dihet se tani e tutje www.perezhilton.com do përcillet edhe me më shumë vëmendje nga shqiptarët. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm