Nostalgji: Yllka Kuqi kujton urimin e Presidentes Jahjaga për martesën (FOTO)

By

Kujtimet e kanë sjellë prapa në kohë, kur ajo ishte martuar me Astrit Pallaskën.

Këngëtarja Yllka Kuqi, ka shfletuar në arkivën e saj familjare dhe ka prezantuar tek ndjekësit e saj në rrjete sociale ftesën e dasmës së saj, e zhvilluar para 8-të vitesh.

Në mesin e këtyre kujtimeve edhe materiale, këngëtarja ka gjetur shënimin e Presidentes Atifete Jahjaga, e cila e uronte çiftin për martesën e megjithatë, shkruante se për shkak të angazhimeve dhe punës nuk do mund të ishte e pranishme në ceremoni.

“Çifti të trashëgohet”, kishte shkruar ajo, urim të cilin Kuqi ende nuk e ka jetësuar, ngase ajo dhe bashkëshorti ende nuk kanë fëmijë bashkë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm