Noizy paralajmëron këngën e re! (VIDEO)

By

Artisti i cili solli shumë projekte të reja nga albumi “ZinCity” nuk ka të ndalur së krijuari muzikë kështu vazhdon duke paralajmëruar edhe disa këngë e kësaj rradhe me tematikë dashurie.

Këngët pritet të vijnë shumë shpejt edhe atë të shoqëruara me videoklip e njërën prej tyre Noizy e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në Instagram duke  publikuar një video e teksa në prapavijë dëgjohet produkti i ri.

Detaje tjera nuk janë bërë të ditura por mësohet se lançimi i kësaj kënge është çështje ditësh.

Reperi së fundmi u përfol shumë në media për sherrin që pati me Cozman, por pavarësisht kësaj ngjarje ai po vazhdon të sjellë muzikë gjë për të cilën edhe njihet. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm