Noizy nis xhirimet e klipit për këngën me reperin e njohur italian

By

Pas suksesit të madh me këngën TOTO në bashkëpunim me reperin gjerman, Raf Camora, Noizy ka nisur xhirimet për klipin e këngës me reperin italian, Ghali.

Kjo u bë e ditur përmes disa fotografive që Noizy i ka postuar në Instagram, ku shihet bashkë me Ghalin, teksa po dëgjojnë projektin e fundit të artistit nga Shqipëria.

Më pas, një imazh dokumenton shesh-xhirimin.

Kënga mes dy reperëve u paralajmërua shumë muaj më parë, kur Noizy publikoi fotografi me Ghalin – njëri prej reperëve më të suksesshëm në Itali./Prive.al

Artikuj të ngjashëm