Noizy i çon dhuratë Granit Xhakës (FOTO)

By

Futbollisti i njohur kosovar i cili luan për ekipin e Arsenalit, Granit Xhaka, ka pranuar sot një dhuratë nga reperi shqiptar, Noizy.

Graniti bëri një postim në instastory duke treguar dhuratën që mori e që është një bluzë nga dyqani i reperit – Illyrian Blood Line.

Këtë bluzë e veshi gruaja e futbollistit, Leonita.

Xhaka i cili na bëri krenar në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror, etiketoi Noizyn për ta falënderuar dhe e quajti vëlla./Prive.al

Artikuj të ngjashëm