Noizy bën gara me makina në tunelin e Kalimashit ?! (VIDEO)

By

Reperi nga Shqipëria Noizy njihet shumë për dashurinë e tij të madhe që ka për makinat e sidomos për makinat të shpejta.

Ai jo pak herë në klipet e tij kishte edhe sekuenca me makina super luksoze të cilat kapin shpejtësi marramendëse.

E duket se dashuria ndaj tyre e ka bërë që ai ta dojë edhe më tepër shpejtësinë pasi që vetëm adhuruesit e makinave e dinë se çfarë lloj adrenaline përjeton njeriu kur nget makinën në ato nivele.

Kësaj rradhe ai ka zgjedhur tunelin e Kalimashit për një garë me makina e si konkurrent ka njërin prej shokëve të grupit OTR.

Noizy duket se po e shijon në maksimum këtë xhiro teksa ndan me ne një video ku shihet se si miqtë kthehen në rival. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm