Noizy dhe klika e tij midis Prishtinës!

By

Dikur, ardhja e tij në Prishtinë përbënte lajm.

Përplasjet e vazhdueshme që reperi nga Shqipëria Rigels Rajku kishte me Getoar Selimin ndikon që ai edhe koncertet t’i mbante nën masa të rrepta të sigurisë.

Pas një periudhe të qetësisë, gjakrat u mendua se do nxehen sërish pas një ofendimi që Noizy i bëri direkt në emision, Getit duke e krahasur me transeksualin Conchita.

Megjithatë, as edhe ky incident fatmirësisht nuk ka rikthyer tensionet mes dy label-ave.

Kjo dëshmohet në imazhet e postuara në rrjete sociale ku i pari i OTR shihet i rrethuar nga miqtë e tij në Prishtinë ku këta të fundit edhe kanë lënë disa mesazhe në rrjete sociale për të treguar se janë ‘midis Prishtinës’.

Vetë Noizy nuk është lëshuar në komente të tilla duke mos thënë as edhe një fjalë të vetme në imazhin e shpërndarë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm