Noizy befason me veshjen! (FOTO)

By

E shohim në shumicën dërrmuese të rasteve me veshje të gjera sportive.

Duksat, atletet, maicat e thjeshta përbëjnë identitetin e Noizyt i cili ndryshe nga shumë kolegë të tij nuk eksperimenton shumë as me ngjyra.

Por, raste të caktuara bëjnë përjashtim dhe Noizy siç është vendi e bën edhe Kuvendin.

Si një gjentëlmen i vërtetë ai është shfaqur sot në provat e kostumit që do e vesh në mbrëmje për premierën e filmit të mikut të tij Blerim Destamit në Munchen të Gjermanisë.

Në ceremoninë që nis me fillim nga ora 19:30 ku premierën do ketë filmi ‘Frauen’ Noizy ka deklaruar në profilin e tij në Instagram se do të mirëpres edhe fansat e OTR.

Ndryshe, në ceremoni pritet të mos mungojnë as futbollistët e njohur Granit e Taulant Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm