Noizy arsyetohet për përleshjen me Cozman !

By

Reperi nga Shqipëria Noizy mbrëmë ishte pjesë e emisionit Opinion ne TV KLAN përmes lidhjes direkte me Skype duke u sqaruar për arsyet e përleshjes me armë që ndodhi  një javë më parë në Prishtinë e që për pak nuk përfundoi me vrasje.

Ai më vonë postoi një foto që dikush ia kishte dërguar e në të shihej një fëmijë teksa puthte reperin nga ekrani televiziv, me mbishkrimin “Cfar do qe TE shpifin televizionet & Dhe gazetaret e paguar Rinia e din Qe Un bej per to, sherrin Nuk e nisem ne.. Biles as Nuk e di Pse erdhen. Gjithsesi Love for the real Ones”

Kështu në njëfar mënyre Noizy u arsyetua per të gjithë incidentin që ndodhi  javën e kaluar, duke thënë se mesazhi që ai dëshiron të i përcjellë të rinjëve nuk ka të bëjë fare me ngjarjen e fundit. /

Ai momentalisht po qendron në Milano ku edhe po gjen kohë të lire për stërvitje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm