‘No I Love Yous’ ngjitet në top lista: Era paralajmëron këngën e re!

By

“No I Love Yous” është bashkëpunimi më i rëndësishëm i Era Istrefit deri më tani, pasiqë është bërë bashkë me reperin e njohur ndërkombëtar, French Montana.

Ky produksion muzikor i cili u pëlqye që në start, po vazhdon rrugën e suksesit.  Këtë e ka treguar edhe vetë artistja shqiptare në llogarinë e saj në Instagram ku përmes një imazhi ka pohuar se ‘No I Love Yous’ po ngjitet me shpejtësi rapide në top listat ndërkombëtare.

Në të njëtim postim ajo ka bërë pyetjen e famshme: “A jeni gati për më shumë muzikë” gjë që paralajmëron produksionin e radhës, që detajet rreth saj janë akoma mister.

Një gjë dihet sigurt, te Era presim të papriturën./Prive.al

No I Love You’s climbing the charts ?? ready for more muzikë?

A post shared by Era Istrefi (@strefie) on

Artikuj të ngjashëm