Njihuni me Flora Cash: Një tjetër shqiptare që pritet të lë nam në botë!  

By

Ka një tjetër shqiptare që po merr vëmendjen e komunitetit artistik në botë dhe mediave ndërkombëtare.

Shpresa Lleshaj  është një shqiptare nga Suedia dhe ai është një amerikan nga Mineapolis, e së bashku formojnë Flora Cash, një grup që ka arritur sukses të konsiderueshëm duke tërhequr vëmendjen e MTV, Hype Machine, Noisey, Wonderland e Spotify.

Flora Cash ka publikuar një këngë me titull “You’re Somebody Else”, një këngë kjo fantastike.

Historia e krijimit të grupit është interesante. Cole Randall në SHBA dhe Shpresa në Suedi, janë njohur teksa po kërkonin muzikë në Soundcloud.

Pasi kanë rënë në dashuri me interpretimet e njëri tjetrit, Shpresa ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku i kanë dhënë jetë jo vetëm lidhjes tyre artistike, por krijuan edhe një lidhje romantike.

Tani ata janë të martuar dhe pas koncerteve në Suedi, Angli, Francë e SHba, dhe publikimit të tri këngëve, “Mighty Fine”, “Made It For You”, “I Will Be There” dhe “Can Summer Last Forever”,  “Nothing Lasts Forever (And It’s Fine)”, kanë krijuar një numër të madh fansash, shkruan Revista Albaniac. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm