Njihet për zërin fantastik, por Remzie Osmani na e paska fshehur tjetrin profesion! (VIDEO)

By

E njohim për zërin fantastik dhe ëmbëlsinë që ajo ju ka sjellë këngëve popullore ndër vite.

Por ky nuk është i vetmi talent i këngëtares Remzie Osmani. Ajo ka një pasion të fshehur, që publiku nuk ia ka njohur deri më tash.

Këngëtarja si protagoniste e programit të mëngjesit “Ora 7” në Klan Kosova, në rubrikën e ndërrimit të profesioneve, ka zgjedhur atë të rrobaqepëses.

Si një profesioniste e vërtetë, ajo ka zgjedhur materialet dhe ka marrë masat e klientes, duke e shoqëruar krejt këtë proces me shumë humor.

Ndiqeni videon më poshtë:

Artikuj të ngjashëm