Një tjetër talent pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH! (FOTO)

By

Ditë më parë Prive.al ju solli edhe listën e plotë të kandidatëve që do të jenë pjesmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH.

Pjesë e festivalit në mesin e shumë këngëtarëve me emër do të jenë edhe disa talentë mjaft të mëdhenj.

Një prej tyre është edhe Yll Limani i cili skenat e festivaleve apo kompeticioneve garuese i njeh mjaft mirë pasi që vite më parë ai arriti deri në gjysëm finale në talent show-in “The Voice of Albania”.

Këngët e para të Yllit kanë treguar edhe për potencialin që ai ka si artist teksa këtë herë do të vijë me një projekt mjaft interesant të punuar në muzikë dhe tekst nga Ilirjana Blakaj dhe vetë ai.

‘Shiu’ do të jetë edhe titulli i projektit teksa balada në fjalë është një përjetim personal i këngëtarit i cili me siguri do të na emocionojë dhe përlotë me ndjeshmërinë e muzikës së tij. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm