Një tjetër super këngëtare pjesë e ‘Këngës Magjike’

By

Bëhet fjalë për këngëtaren Eliza Hoxha e cila vetëm 3 javë pas publikimit të këngës së fundit ‘Ecjen ti vazhdo’ ku përcolli një mesazh sensibilizues dedikuar femrave të prekura nga kanceri i gjirit vjen përsëri me një super projekt.

Këtë herë ajo ka vendosur t’i këndojë një tjetër kauze duke vazhduar kështu traditën e mënyrën e saj të të sjellurit projekte me plot mesazh.

“Vendi im” titullohet balada e saj e më e re. Muzika e këngës është punuar nga Florent Boshnjaku, teksti është shkruar nga vetë Eliza teksa u prezantua në festival mbrëmjen e së dielës.

Duket se edhe këtë herë këngëtarja ka goditur në shenjë pasi kënga morri komente mjaft pozitive dhe se mesazhi që ajo ka vendosur të përcjellë doli të jetë mjaft i qëlluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm