Një super duet mes djemve të estradës po vjen? (FOTO)

By

Janë dy prej meshkujve më të pëlqyer të shoubizit shqiptar.

Me pamjen e tyre dhe jo vetëm, Capital T dhe Butrint Imeri kanë marrë zemrat e shumë vajzave.

Por si thoni për një duet mes djemve që do thyente rekorde? Pa dyshim, një ide e qëlluar dhe që garanton sukses!

Sinjalet e para mbi këtë, djemtë i kanë dhënë përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaqen krah njëri tjetrit, pa dashur të thonë më shumë tani për tani.

Kujtojmë se Capital T një prej hiteve më të mëdha vitin e kaluar, ‘Andiamo’-n e realizoi pikërisht me një koleg, Ardian Bujupin, duke dëshmuar se në fakt mund të ketë bashkim forcash mes meshkujve që rezultojnë një formulë suksesi.

Duket se edhe këtë vit, është po në atë rrugë. /Prive.al

?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Artikuj të ngjashëm