Një program reality-show i ri po mbahet sekret nga Top Channel?

By

Sezoni i ri televiziv pritet të nisë me shumë ndryshime në televizionin shqiptar.

Kësaj here, ndryshe prej sezoneve paraprake, seriozisht për të sjellë risi duket ta ketë edhe Top Channel.

Pasi ishim mësuar të dëgjonim të reja e prurje vetëm në Klan, duket se drejtimi i Blushit ka bërë që edhe Top Channel të aktivizohet, brenda mundësive e kapaciteteve të veta.

Tashmë janë konfirmuar disa produksione të reja televive. Klea Huta vjen me ‘Top of the Top, Eno Popi me ‘Dilema’, Jonida Shehu rikthehet me format late show, Edi Manushi dhe Fjoralba Ponari me ‘E diell’ teksa është paralajmëruar edhe rikthimi i ‘Top Story’.

E duket se shumë shpejt pritet të vijë edhe një gjysmë reality-show.

Këtë e ka bërë të ditur Florian Agallaiu, në një intervistë për Revistën Who.

I pyetur për sezonin e ri televiziv, krahas ‘Në shtëpinë tonë’ me partnere të re, Flori ka përmendur një tjetër produksion.

‘Është një gjysmë ‘reality show’ ku me plot gojën them që do ju mbajë të gozhduar para ekranit për 12 javë rresht. Është një staf shumë i madh që po punon për ta realizuar në detaje pasi kërkon shumë impenjim. Besoj se shumë shpejt do të jetë gati për publikun. Më vjen keq që nuk jap dot më shumë detaje pasi nëse do ta thoja do të dekonspirohej misioni ynë dhe do të na bëhej puna edhe më e vështirë. Kur ta shikoni do të kuptohet se për çfarë e kam fjalën’ – është shprehur Agalliu duke bërë kurioz se çfarë po përgatitet duke u mbajtur fshehtas në Top. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm