Një muaj para dasmës, Afrona rrëfehet për familjen dhe Teutën

By

Dasma e shumëpritur e Bleros dhe Afronës po afron.

Pas një romance 5 vjeçare e cila që prej ditës së parë ishte në fokus të mediave që përcollën çdo hap, çifti i njohur kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë me 21 Shtator.

Një muaj përpara datës së madhe, Afrona ka dhënë një intervistë për Revistën Class. Mes tjerash, teksa shpreh emocionet e mëdha në prag të dasmës, ajo ka folur edhe për dy aspekte që ngjallin shumë interesim – planet për familje dhe raportin me Teutën.

E pyetur nëse planifikojnë fëmijë shumë shpejt, Afrona u shpreh:

‘Për momentin jo. Dëshirojmë që të udhëtojmë edhe pak dhe të bëjmë karrierë. Më vonë sigurisht që po.’

Ndërkohë, bukuroshja u pyet edhe për Teutën, ish-bashkëshorten e personit me të cilin do e kurorëzojë dashurinë.

‘Kemi raporte shumë të mira dhe të shëndosha.’ – u shpreh Afrona teksa konfirmoi se Teuta nuk do të jetë prezente në dasëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm