Një mal me dhurata për Xherdan Shaqirin (FOTO)

By

Futbollisti i njohur me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, po vazhdon të na lumturojë me sukseset e tij, si në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj.

Përveçë se një futbollist i shkëlqyer, Xherdani po del të jetë edhe një ikonë marketingu e mjaft i kërkuar nga brendet sportive.

Si i tillë natyrisht që do të bashkëpunonte me më të mirët e kësaj sfere.

Ai tash e disa vite ka bashkëpunim të ngushtë me kompaninë NIKE e cila kujdeset për veshjet e tij si brenda ashtu dhe jashtë fushës së futbollit.

Kompania në fjalë nuk harron që shpeshëherë Xherdanin ta befasojë edhe me dhurata, natyrisht të natyrës sportive.

Sot ata zgjodhën t’ia dorëzojnë futbollistit linjën e fundit të atleteve për trajnim duke e inkuadruar kështu edhe atë kampanjën e të tyre të marketingut “StopExercising, StartTraining”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm