Dreka e Veselit të ‘Big Brother’ me modelen e njohur

By

Fituesi i Big Brother Albania 8, Vesel Kurtishaj, që nga ndarja e bujshme me Tean nuk është përfolur më për lidhje të reja.

Të vetmet momente kur atë e kemi parë në rrjete sociale kanë qenë paraqitjet me miqtë  apo në fitness të cilit i është përkushtuar shumë.

Por, një postim i ri ka ngjallur dilema mbi ndonjë risi të mundshme në statusi e Veselit.

Ai është parë sot përkrah një bukurosheje.

Megjithatë, vajza në fjalë është banorja tjetër e Big Brother, modela Lori Hoxhallari me të cilën Veseli bashkë me Meridianin, ka shfrytëzuar rastin të takohet pas një interviste në mediat në Tiranë.

Ribashkimet e tilla pas shumë kohësh me persona që ke ndarë jetën për 24 orë, pa dyshim se duhet të jenë shumë të bukura. /Prive.al/

/

 

Artikuj të ngjashëm