Një dyzinë me projekte – Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re

By

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri, ka pasur një prodhimtari të bujshme muzikore në ditët që i lamë pas.

Dafina Zeqiri së fundmi solli një remake të këngës arbëreshe “Lule, lule”, e cila erdhi në bashkëpunim me reperin e KAOS, Lum Berishën. Për të dy, s’ishte hera e parë që sollën një duet.

Ndërsa tani, Zeqiri ka lansuar një video, ku shpalosë disa inserte nga videoklipi i saj i ri.

Edhe në këtë video spot, ajo po duket tejet atraktive ndërsa ka deklaruar se edhe kjo këngë, do të jetë bashkëpunim.

Duke mos zbuluar se me kë po sjellë duetin, videoja nuk përmban asnjë detaj përpos pak melodi nga kënga e re.

Artikuj të ngjashëm