Një çift i ri krijohet jashtë ‘Big Brother’?!

By

Gjatë aventurës nuk u shquan për ndonjë afërsi të madhe por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, po marrin vëmendje mjaft të madhe.

Fjala është për Liridonin, banorin nga Kosova dhe Gertën nga Shqipëria që tash e dy ditë po lakohen për një lidhje të mundshme.

Afërsia e madhe mes dy të apostrofuarve dhe ardhjet e Gertës në Prishtinë u përmendën si indikatorë të një lidhjeje që po lindte mes dyshes jashtë shtëpisë.

Por cila është e vërteta?!

Prive.al nga burime pranë Liridonit ka arritur të mësojë që realisht nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje mes dyshes dhe çdo gjë është, të paktën aktualisht, brenda suazave të miqësisë. Se a do avancojë në diçka tjetër kjo miqësi me kohën, mbetet të shihet.

Artikuj të ngjashëm