Një bashkëpunim titanësh po vjen? Kjo këngëtare e ky reper po ziejnë diçka (FOTO)

By

U panë disa ditë nëpër fotografi bashkë dhe meqë në koncerte nuk ishin, lind pyetja se çfarë po bëjnë Nora Istrefi dhe Noizy bashkë?

Ata nuk njihen si miq të ngushtë, e as nuk i kemi parë bashkë tek shoqërohen nëpër ndeja.

Por në ditët që lamë pas, është këngëtarja Nora Istrefi ajo që ka publikuar disa fotografi e video me Noizyn.

Dyshja e artistëve, ndodhen jashtë vendit dhe menjëherë mund të supozohet se atje po xhirojnë ndonjë klip e po përgatiten për këngën e re.

Por, as njëri e as tjetri nuk ka thënë diçka të tillë, prandaj kjo mbetet vetëm në suaza të supozimit, derisa Nora ose Noizy të na befasojnë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm