Një bashkëpunim mes Bleros dhe Adrian Gaxhës ?!

By

Blero ka paralajmëruar një duet mjaft interesant në rrjete sociale ku ka postuar një foto në të cilën shihet bashkë me kolegun e tij, Adrian Gaxhën gjatë xhirimeve festive në Klan Kosova.

‘Me Gaxhën do jetë një gjë e madhe, pa dyshim. Është thjesht çështje kohe’ – ka shkruar Blero në imazhin e shpërndarë.

Nuk dihet se kur do jetë gati për publikun ky bashkëpunim, megjithatë pa dyshim pritet të jetë një hit marrë shkas nga fakti se po i bashkojnë forcat në rrafshin profesional dy nga meshkujt më të suksesshëm të estradës.

Ndryshe, të dy po e përmbyllin vitin 2015 si mjaft produktiv falë projekteve që arritën pëlqyeshmëri dhe dëgjueshmëri të madhe nga ata që pëlqejnë muzikën e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm