Një bashkëpunim fantastik: Klajdi dhe Bruno po sjellin këngë së bashku

By

Klajdi Haruni dhe Bruno, janë dyshja simpatike e produksionit Three Dots që për vjet me radhë kanë ndezur diskotekat shqiptare e edhe ato të diasporës.

Por, çuditërisht ata të dy nuk kanë pasur asnjë duet së bashku, përveç këngës “Karma” në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Mirëpo në Nd’rrimin e Natës, në edicionin festiv, ata kënduan së bashku e e dëshmuan se e “kallin atmosferën”.

E tani, ata kanë paralajmëruar edhe këngën e parë bashkë e cila do quhet “Mbase”. Në një insert që Bruno ka publikuar në Instagram, kënga duket të jetë një baladë dashurie. /Prive.al

https://www.instagram.com/p/BkCni3FlzWc/?taken-by=iambrunooooo

Artikuj të ngjashëm