Nisin homazhet për Blerim Pecin, ai varroset sot (FOTO)

By

Miq, familjarë e qytetarë të Mitrovicës janë mbledhur këtë të shtunë në Shtëpinë e Kulturës.

Ata po i japin lamtumirën e tyre aktorit të këtij qyteti, Blerim Pecit, i cili vdiq sot nga një sëmundje në mëlçi.

Lajmin për vdekjen e Pecit, e ka dhënë ish bashkëpunëtori i tij, Fehmi Ferati, i cili me dhimbje ka deklaruar se ai e ka lënë këtë botë.

Ata të dy, për një kohë të gjatë kanë drejtuar e realizuar shfaqjen televizive “Show Meselation”, ndërsa së fundmi, Pecin e kemi parë të drejtojë emisionin humoristi “Vikendi”, që transmetohej në Radiotelevizionin e Kosovës.

 

Familja e Blerim Pecit

 

Aktori që i dha shumë skenës së artit në vend, me emisionet e tij humoristike, la prapa gruan Afërditën dhe dy fëmijët.

Pas homazheve në Shtëpinë e Kulturës, Peci do të varroset në varrezat e qytetit të Mitrovicës në ora 16:00. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm