Nik Xhelilaj luan shqiptarin nga Prizreni në serialin turk (VIDEO)

By

Historia shqiptare me atë turke, kanë shumë të përbashkëta për shkak të sundimit otoman në tërë Ballkanin.

Ka gjithmonë filma e seriale që janë rikthyer për të treguar historitë e të dyja vendeve, ndërsa kësaj here një serial turk do ta ketë për personazh një shqiptar që vjen nga Prizreni.

Image result for nik xhelilaj

Dhe rolin e shqiptarit nga Prizreni në serialin e ri turk, do ta luajë aktori shqiptar Nik Xhelilaj, i cili ka kohë që është shndërruar në një yll të kinematografisë turke.

I ftuar në Nd’rrimin e Natës, në kuadër të festivalit të filmit në Prishtinë “Prifest”, gjatë intervistës së tij e ka dhënë lajmin se do të nis një serial të ri.

“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”, ka thënë Xhelilaj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm