Nga të gjithë mesazhet, ja cili ia mbushi sytë me lot Dafinës

By

Synimin e madh që e ka ëndërruar gjatë, Dafina Zeqiri më në fund po e kapitalizon.

Siç edhe kishte paralajmëruar Prive.al, Marsi i këtij viti shënoi nisjen e një rrugëtimi që nuk dihet saktë se ku do e ketë epilogun në tentativat për sukses ndërkombëtar.

Aventura e re përtej oqeanit që me punë ka nisur tash e gati dy vite pati sot si fryt këngën ‘Four Seasons’ e cila u publikua në iTunës për t’u pasuar nga videoklipi më vonë.

E ky sukses i Dafinës është pasuar nga shumë komente prej miqve të saj në trojet shqiptare.

Disa prej këngëtarëve e fytyrave tjera publike kanë shfaqur menjëherë përkrahjen për këngëtaren megjithatë është një koment ai që ia ka mbushur syt me lot Duffy’et.

Këngëtarja është treguar emocionale me shkrimin e mikut të saj, Kaci Lleshit i cili mes tjerash është shprehur: ‘Diva, moment i pritun pi dites par qe punova me ty gjithmon te nderua me ty @dafina.zeqiri dashni gjithmon per ty ishim si familje’.

Kujtojmë se dyshja kanë një miqësi të gjatë e cila duket se po i reziston kohës dhe distancës gjeografike kur tashmë synimet e rrjedha e jetës ka marrë një tjetër kahje për këngëtaren. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm