Nga të famshmit shqiptarë, këta janë baballarët më seksi (FOTO)

By

Kanë thyer shumë zemra vajzash, por ata i përkasin një familjeje tashmë.

Disa janë martuar e disa jo, por gjithsesi, në jetën e tyre kanë nga një fëmijë për të cilin do bënin gjithçka.

E edhepse janë bërë baballarë, veten s’e kanë lënë pas dore dhe janë shumë ‘cool’. Shpesh i shohim me fëmijët e tyre në rrjetet sociale, duke kaluar kohë kualitative me ta pavarësisht angazhimeve që kanë në karrierë.

Robert Berisha

A post shared by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

I amrtuar me këngëtaren Nora Istrefi, ai ka një vajzë bukuroshe me emrin Rene.

Alban Skënderaj

Ai është një baba tejet simpatik, që i thurë vargje të bukura vajzës së tij Ameli, e cila vjen si fryt i dashurisë me këngëtaren Miriam Cani.

Noizy

Një reperi e një boksieri si Noizy, zemrën ia zbutë vetëm vajza e tij Leandra.

Patris Berisha

Është ndër të fundit të famshëm që u bë baba. Patrisi dhe partnerja e tij, këngëtarja Tuna Sejdiu, kanë një djalë me emrin Tian.

Majk

Mund të thuhet lirisht se Majk dhe Roan, janë më të famshmit në këtë mes. Vogëlushi i reperit ka arritur të marrë zemrat e të gjithëve.

Korab Shaqiri

Është babai i vogëlushit Alte, për të cilin ai po shkrihet. Nga ajo që publikon në rrjetet sociale, duket qartë që ai i është përkushtuar fort prindërimit, ndërsa, me patjetër hyn në këtë listë ngase është shumë simpatik.

Artikuj të ngjashëm