Nga SHBA-ja në Kosovë për klipin, reperi G4SHI s’po gjen lokacion!

By

Reperi shqiptar i njohur me nofkën G4shi, ka ardhur në Kosovë dhe do të performojë në koncertin e Dua Lipës.

Por përveç se do të performojë, ai do të xhirojë edhe një klip në Kosovë, ku erdhi pas shumë vitesh.

G4SHI madje siç merr vesh Prive, do të realizojë një duet me njërin nga reperët më të njohur kosovarë, megjithatë s’po e prishim efektin e surprizës.

Mirëpo ende G4SHI nuk ka gjetur një lokacion të përshtatshëm për të realizuar klipin e tij dhe se është ende në kërkim, e ka zbuluar edhe në Instagram.

Po ashtu, ka kërkuar nga ndjekësit e tij, që t’ia sugjerojnë regjisorët më të mirë kosovarë./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BlfpAv4nGAT/?taken-by=gashi

 

 

Artikuj të ngjashëm