Nga emri tek formati: Të gjitha detajet e emisionit të ri të Marinës

By

Është përfolur shumë mbi rikthimin e Marinës në ekran.

Nga spekulimet për mospajtime me Getin deri tek formati, mediat kanë vluar me këto spekulime.

E Prive.al ju sjell detajet finale në prag të nisjes së sezonit televizv, 100 përqind të sakta.

Marina rikthehet të Shtuneve nga ora 21:00. Emri i programit nuk do të jetë ‘Duplex’ mirëpo tërësisht i ri si për ‘t’i thyer këmbët shejtanit’, konkretisht suksesit të zbehtë që pati programi i humorit i transmetuar në një sezon.

Prezantuesja bjonde do ta moderojë ‘Klanifornia show’ i cili do jetë një format i modifikuar i ‘Duplex’, i mbyllur vetëm pas një sezoni televiziv.

Producenti do jetë i njejti, Turjan Hysko teksa përpos aktorëve të ‘Duplex’, pjesë e programit do jetë edhe Olsi Bylyku, i bartur nga një tjetër rubrikë e shuar në Klan, ‘BE Coffee’.

Përpos pikave të humorit, ky program do të ketë edhe intervista me fytyra publike dhe muzikë.

Marrë shkas nga orari i transmetimit, Marina do jetë sipas të gjitha gjasave rivale e drejtpërdrejtë e motrës së saj, Luanës e cila rikthehet këtë vit me ‘Shiko Kush Luan’ por pa Ermal Mamaqin përballë si rival, ndryshe nga dy sezonet e para.

Mbetet të shihet nëse ‘Klanifornia show’ do të rezultojë në sukses ndonëse në parim, bashkimi i forcave duket të jetë premtues.

Artikuj të ngjashëm