‘Nëntori’ i Arilenës nuk ka të ndalur!

By

Se kënga ‘Nëntori’ e Arilena Arës paraqet një sukses më vete për këngëtaren u pa që në ditët e para të lançimit.

Mirëpo, që kjo këngë, e konsideruar si më të mirave në edicionin e vitit të kaluar të festivalit ‘Kënga Magjike’ do bënte xhiro ndërkombëtare, pak kush do ta çonte ndërmend.

Tash e një kohë, ‘Nëntori’ me versionet e saj remix po bëjnë ‘kërdinë’ në shtete të ndryshme.

E pamë teksa lëshohej në ndeshjet futbollistike në kampionatin italian të futbollit, në top lista ruse e bullgare por befasia më e bukur duket se ka qenë e rezervuar për shtetin rumun.

Besoni ose jo, kënga e Arilenës punuar nga Darko Dimitrov, në versionin remiks të saj ka arritur të dalë e para në rangimet e shtetit rumun. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjete sociale ku tash e një kohë po i bie t’i njoftojë shpesh fansat mbi sukseset që po korr ‘Nëntori’.

Lartë e më lartë, Arilena! /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm