Në robëdëshambër e peshqir në kokë: Komenti i Bebe Rexhës për Ritën ai që pritej!

By

Bebe Rexha e Rita Ora, dy shqiptaret e famshme në botë, përpos që ndajnë të njëjtën prejardhje e të njëjtin profesion, janë dhe shumë shoqe të mira.

Këngëtaret janë parë bashkë e kanë raport të shkëlqyer, gjë që s’mund të thuhet për Rita Orën dhe Dua Lipën.

Se Rexha ka vlerësim të madh për Ritën, u pa edhe me një koment që ajo i bëri gjatë mbrëmjes së djeshme në MTV Europe Music Award.

E veshur me një robëdëshambër e me peshqir në kokë, Rita Ora parakaloi në tapetin e kuq dhe dukej sikur sapo kishte dalë nga dushi.

Ky stik bizar i Ritës, i pëlqeu shumë Bebe Rexhës, që nuk ka vonuar me një koment në Instagram.

“Mbyte krejt. Të duaaaaa”, ka shkruar Rexha në drejtim të Orës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm