Në krahët e cilit koleg përfundoi mbrëmë Tuna ?! (FOTO)

By

Tuna Sejdi, këngëtarja e shumë hiteve, pas një periudhe pauze shkaku i zhvillimeve të koklavitura në jetën private dhe karrierë, së fundmi i është rikthyer koncerteve kudo ku flitet shqip.

Destinacioni i rradhës ka qenë për Tunën, Zvicrra atje ku ka performuar për shqiptarët jo e vetme por bashkë me Ardian Bujupin.

Me këtë fundit, si rrallë herë, Tuna ka shfaqur një afërsi tejet të madhe pasi ka postuar DHJETËRA foto ku dyshja shihen së bashku pas koncertit.

Këngëtarja që prej ndarjes nga Cozman vazhdon të jetë beqare përkundër faktit se u përfol gjerë e gjatë një lidhje e mundshme me Yll Limanin të cilën këngëtari e mohoi kategorikisht në intervistë për Prive javën e shkuar. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm