Në kampanjën e markës prestigjioze YSL, Dua Lipa shfaqet me shqiponjë në dorë

By

Në mesin e mijëra gjuhëve të botës, në kampanjën e re të një parfumi të markës ndërkombëtare Yves Saint Laurent, është zgjedhur edhe gjuha shqipe!

Fragranca e re e YSL-së, kësaj marke të njohur franceze, është lansuar dje ndërsa këngëtarja me perjardhje shqiptare Dua Lipa, është imazhi i parfumit “LIBRE” një parfum që identifikon gratë që e duan lirinë.

Kurse, në kampanjën e lansuar në rrjetet sociale, YSL ka zgjedhur edhe gjuhën shqipe për ta prezantuar parfumin: “Unë jam e lirë”, thuhet në shqip në këtë kampanjë, derisa i tërë mbishkrimi në disa gjuhë të botës shoqërohet nga zëri i Dua Lipës e cila thotë:

“Ndjehem krenare që jam pjesë e kësaj arome sepse është ajo që unë jam si grua në vitin 2019-të. Kjo është ajo që jemi, duam ta jetojmë jetën ashtu se si ndjehemi dhe si mendojmë se e meritojmë”.

Tani është publikuar kampanja reklamuese e këtij parfumi ku Dua Lipa shihet meshqiponjë në dorë, e cila fluturon nga dora e saj duke simbolizuar atë që do të thotë “Unë jam e lirë.” /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm