Në fillimet e saj: Zbulohet sa milionë do paguante Marina Vjollca për të hyre në Top Channel

By

Tani kur përmendet emri i saj, menjëherë në mend të shkon një vajzë e bukur që u bë moderatore e suksesshme.

Mirëpo Marina Vjollca në fillimet e saj në Top Channel ishte punësuar si velinë e emisionit Fiks Fare.

Të dielën ka qenë emisioni “Pop Culture” që ka rikthyer në kujtesën e shikuesve fillimet e Marinës. E ftuara Kozeta Kurti, njëkohësisht një nga zbulueset e Marinës e cila rrëfen kohën kur moderatorja nisi punën në televizion.

‘Pop Culture’ ka transmetuar një klip të shkurtër, ku shihet një pjesë e intervistës së Vjollcës për garën në ‘Shtojzovalle’.

Ndër pyetjet, Marina është dashur të përgjigjet se sa lekë ishte e gatshme të paguante në atë kohë për të fituar konkursin. “Katër milion lekë”, ka thënë ajo, ndërsa në të qeshura e sipër, Kurti ka zbuluar në studio se i ishte dashur ta regjistronte moderatoren nga një tjetër rreth, pasi vonesa e saj për në audicion kishte bërë që Marina të mos arrinte të përfshihej në garën për Tiranën.

Sipas Kozetës, ajo dhe grupi i punës e kishin nuhatur talentin e Marinës lidhur me botën e televizionit, ashtu sikurse e ka përshkruar këtë të fundit si një njeri me zemër të madhe, e cila nuk ishte e vetëdijshme për bukurinë e jashtme që kishte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm